𝐍𝐣𝐞̈ 𝐨𝐫𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐩𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 Në klasën II-4 zhvilluam një aktivitet të veçantë me znj. Sunita Kurti (nëna e Umes), psikologe me profesion. Përmes ushtrimeve të frymëmarrjes dhe bisedave të hapura, fëmijët mësuan të njohin dhe të dallojnë emocionet e tyre, si dhe praktikuan teknika të thjeshta për t’u qetësuar dhe për t’u përqendruar, veçanërisht para testeve. Si një kujtim simbolik nga ky aktivitet, secili nxënës mori një “sticker book”. Falënderojmë znj. Sunita për kontributin dhe përkushtimin e saj në edukimin emocional të fëmijëve!
Më shumë →







