Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur! – Ishte edhe qëllimi i vizitës së stomatologes Mevlyde Limani, halla e nxënësit Platon Limani.
Doktoresha Mevlyde, ligjëroi dhe praktikoi në klasë instruksione rreth mirëmbajtjes së dhëmbëve, biseda rreth konsumimit të ushqimeve të shëndetshme, gjithashtu, ajo u dha informacione se si duhet bërë kujdes maksimal nxënësit për të pasur dhëmbë të shëndoshë e të pastër.
Nxënësit e klasës IV -2 parashtruan pyetje të shumta doktoreshës Mevlyde rreth mënyrës se si duhet të trajtojnë dhëmbët e tyre, në mënyrë që mos të vije deri te prishja apo nxjerrja e tyre e parakohshme.
Doktoresha Mevlyde solli të gjithë nxënësve të klasave të katërta brusha për dhëmbë.
Klasa IV -2 falënderon përzemërsisht doktoreshën Mevlyde Limani .