Një ndër aktivitetet e javës së projekteve ishte edhe vizita e nxënësve bashkë me mësimdhënësen e Sociologjisë në OJQ “PEN” në Prishtinë, ku nxënësit u informuan më shumë lidhur me misionin, veprimtarinë dhe akivitetet që realizon PEN-i si dhe u informuan për projektet e mëparshm dhe ato aktuale.
Koordinatori i PEN me këtë rast tergoi se synimi i PEN-it është të fuqizojë të rinjtë dhe të rejat pa dallim gjinie, etniciteti, feje, seksualiteti apo kategori tjera shoqërore, përmes programeve të lidershipit duke promovuar qytetarinë aktive dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sipas tij programet e PEN-it fokusohen në punësimin dhe aftësimin e të rinjëve dhe të rejave, vullnetarizmin, barazinë gjinore, inovacionin shoqëror, mbrojtjen e ambientit dhe jetesën e shëndetshme dhe pa dhunë.
Nxënësit shprehen interesim në përfshirjen e aktiviteteve vullnetare që realizon kjo OJQ dhe shprehen gatishmëri për bashkëpunim në projektet siç janë “Making sense”, “Child protection”, “Veprojmë për barazi” etj.