KUR ZËRI I TYRE RRËQETH…
Kemi kënaqësinë të shkruajmë sot për talentet e shkollës sonë në këndim. Gjatë kësaj jave të projekteve, është një grup i nxënësve që po përgatisin koncert bashkë me mësimdhënësen Yllnora Limani-Gashi. Luisa Boshnjaku, Erisa Berisha, Anjeza Sylejmani, Lum Veseli, Nita Shala, Hana Arenliu, Hana Krasniqi, Gresa Isufi, Dea Buleshkaj dhe Redola Marevci falënderojnë kompozitorin Florent Boshnjaku, i cili i priti në studio muzikore. Ai ngeli jashtëzakonisht i kënaqur me atë çfarë dëgjoi, duke u shprehur publikisht tejet i entuziazmuar. “Sa shumë talentë në një vend. I lumtur pa masë të dëgjosh zëra kaq të bukur me një shije muzikore të kultivuar nga arsimtarja dhe vetë fëmijët”, shkroi ndër të tjera Boshnjaku në murin e tij në ‘facebook’. Ndërkaq Yll Limani, këngëtar i njohur për këndimin ‘live’ tha se ka kohë që nuk është rrëqethur nga ndonjë zë, sikur me këtë rast, meqë ishte prezent edhe ai. Urojmë të kenë sukses!