ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shprehim ndjenjat edhe në gjuhën angleze përmes poezisë

Shprehim ndjenjat edhe në gjuhën angleze përmes poezisë

Me kreativitetin e mësimdhënëses sonë të dashur të gjuhës angleze, Lisjeta Thaçi Jashari, ne, nxënësit e klasave të dyta, në orët e Gjuhës angleze, shfaqem aftësitë tona për shkrimin e poezisë dhe të rrëfimeve të shkurtra. Mësuesja Lisjeta na tha që përmes zhvillimit të kësaj forme të shkrimit ne zhvillojmë shkrim-leximin, ndërtojmë bashkëpunimin dhe shfaqim emocionet tona.

Poezia na ndihmon të njohim njëri-tjetrin. Ajo mund të na lejojë të përshkruajmë skica të jetës sonë. Poezia na  lejon të përdorim gjuhën, në mënyrën se si i ndjejmë gjërat dhe përmes saj, ne japim porosi universale.

Për të treguar rëndësinë e poezisë ne kemi cituar  autorin e shquar William Butler Yeats, i cili thotë: “Poezia, është gjaku, imagjinata dhe intelekti që veprojnë të pandara”.

1_intro 2_Jon_Fida 3_Melose_ 4_Bora 4_Dion 5_Drini 6_Hana_Nesa 7_Lir 8_Hana 9_reina