Dita e Demokracisë: Alban Zogaj bashkëbisedon me nxënësit e “Mileniumit të Tretë”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, në Shkollën “Mileniumi i Tretë” u zhvillua sot një bashkëbisedim me nxënësit e klasave të dhjeta, kushtuar demokracisë, qytetarisë dhe rolit të të rinjve në shoqëri.
I ftuar në këtë aktivitet ishte z. Alban Zogaj, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili në këtë takim ishte i pranishëm edhe në cilësinë e prindit, pasi në këtë gjeneratë vijon mësimet vajza e tij, Anda.
Gjatë ligjëratës dhe bashkëbisedimit të hapur, z. Zogaj ndau me nxënësit përvojat e tij dhe diskutoi mbi institucionet demokratike, përgjegjësinë qytetare dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike.
Takime të tilla u mundësojnë nxënësve të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësues të institucioneve dhe të reflektojnë mbi vlerat, të drejtat dhe përgjegjësitë që përbëjnë një shoqëri demokratike.
Më shumë →