Nxënësit e klasave të pesta e përfunduan misionin e tyre human, në kuadër të Kosovision Contest. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe sfidues, por që rriti ndjenjën e solidaritetit dhe kënaqësinë duke ndihmuar tjetrin. Kjo përmbyllje u shënjua nga nxënësit, me një prezantim të punës së tyre që kanë bërë gjatë rrugëtimit të tyre human. Në përmbyllje ishin të pranishëm prindërit e nxënësve të klasave të pesta, Znj. Elizabeth Gowing- udhëheqëse e organizatës “The Ideas Partnership” ,Z. Kujtim Paçaku- përfaqësues i komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian si dhe koordinatorët e Kosovision Contest. Në këtë prezantim u përmblodhën të gjitha punët që janë bërë dhe ndihmat që janë ofruar. Nga ajo që u pa dhe u dëgjua gjatë përmbylljes, ky fund të jepte përshtypjen e një fillimi të përpjekjeve të reja që aktivitetet ndihmuese për njerëzit që kanë nevojë, mos të ndalen asnjëherë.