Të rritemi të shëndoshë është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ushqimet e shëndetshme janë padyshim ato që na bëjmë të jemi të shëndoshë. Sot nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Mileniumi i Tretë” vizituan fabrikën e prodhimit të bukës “Buka Bakery”. Ata u njoftuan më afër me mënyrën e prodhimit të bukës dhe pjekurinave të ndryshme. Panë mbarëvajtjen e punës në një ndërmarrje të madhe prodhimi. Punëtorët e fabrikës u përgjigjën në shumë pyetje të parashtruara nga të vegjlit e shkollës sonë dhe shtruan një tryezë me ushqime të ndryshme nga kjo ndërmarrje.
Falënderojmë zonjën Flutura Tahiri Etemi për organizimin e kësaj vizite dhe “Buka Bakery” për mikëpritjen e tyre.