“Sa më shumë rritesh aq më shumë rritet dhe forcohet pasioni. Është diçka shpirtërore që gjen qetësinë në art, teatër, film e fotografi”, tha aktorja Vjosa Malokaj, ndërsa piktorja Fjoralba Kryemadhi lidhi teorinë me praktikën në vizitën e realizuar nga nxënësit e klasave të teta për artin në “N’ART”.