“Një klasë, një qytet”, në shërbim të trashëgimisë kulturore Me rastin e 29 shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, nxënësit e klasave të teta realizuan projektin “Një klasë, një qytet”. Përmes këtij projekti, nxënësit hulumtuan dhe prezantuan aspekte të historisë, kulturës, traditave, monumenteve dhe veçorive të qyteteve tona, duke ndarë njohuritë e tyre me nxënësit e klasave të tjera. Ky aktivitet ishte një mundësi e veçantë për të promovuar dhe vlerësuar trashëgiminë tonë kulturore, duke nxitur te nxënësit dashurinë për historinë, kulturën dhe pasurinë e vendit tonë.
Më shumë →





