ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shoqja jonë altruiste, Lisa Mehmeti – Nxënësja fituese e muajit

Shoqja jonë altruiste, Lisa Mehmeti – Nxënësja fituese e muajit

Urtësia sundon botën. E tillë është edhe Lisa Mehmeti, nxënëse e klasës VIII-1. Ajo me sjelljet dhe shprehitë e saj është modeli më i mirë i suksesit dhe të qenit nxënëse shembullore. Këto virtyte i ka të kultivuara me punë të përditshme, të cilat kanë rrënjë të forta, të shëndosha e të dobishme edhe për klasën. Dhe, klasa bashkë me kujdestaren e kanë  shpërblyer duke e zgjedhur nxënësen e muajit në klasë. Lisa është shembull edhe për klasat e tjera. Është altruiste e pashoq dhe bashkëpunëtore e vërtetë. Kjo është Lisa, shoqja jonë e klasës, shoqja fituese! Ne i gëzohemi pa masë dhe e përgëzojmë për sukseset e saj!