ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Edhe një program i Teknologjisë në shkollën e mundësive

Edhe një program i Teknologjisë në shkollën e mundësive

Platforma e mësimit elektronik dhe në distancë për shkencat ekzakte yTeach, programi teknologjik për edukim, të cilin e ofron Google, Google Apps for  Education  si dhe programi i rëndësishëm për mësimin e teknologjisë, ECDL janë programe, të cilat janë të integruara në sistemin edukativ të shkollës Mileniumi i Tretë. Këtyre programeve, këtë vit shkollor po u shtohet edhe një program teknologjik për klasat e katërta dhe të pesta i quajtur M3 CODERS, bazuar në planprogramin e organizatës së njohur për teknologji CODE. Ky inovacion bashkëkohor ka për qëllim zhvillimin e njërës nga shkathtësitë kryesore të shekullit XXI,  pra përdorimin  e teknologjisë. Nxënësit nuk do të jenë më vetëm përdorues të teknologjisë, por edhe sajues dhe krijues të saj. Konkretisht, përmes këtij programi synojmë që të zhvillojmë maksimalisht secilin nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES dhe të shekullit XXI dhe të nxënit gjatë gjithë jetës, gjë që është edhe vizioni kryesor i shkollës sonë. M3_CODERS_FB_FINAL