ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”

Vizita në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Pjetër Bogdani”

Më datë 26.09.2014 klasat e dyta në kuadër të temës mujore, vizituan Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës . Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën rastin të njihen me ambientin fizik të një biblioteke universitare, me mënyrën e anëtarësimit dhe me rregullat që duhet patjetër t’u përmbahemi që nga momenti kur futemi në bibliotekë si dhe me pasurinë e bibliotekës. Me qetësi dhe me kureshtje të madhe ata vizituan sallën e leximit, ku panë shumë studentë duke lexuar, vizituan gjithashtu edhe amfiteatrin e bibliotekës në të cilin mbahen promovimet e shumë librave. Nxënësit treguan për librat e fundit që kanë lexuar, si dhe bënë shumë pyetje të cilave iu përgjigj me shumë dashuri zonja Zylfije Rexhepi, informatore në departamentin e informacionit të BKK-së.