Viona, vajza me pasion të madh për leximin
Kush më mirë se libri flet për gjuhën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit?! Këtë gjuhë, me shumë pasion është duke e kultivuar brenda vetes Viona Reçica, nxënëse e klasës së gjashtë në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Sepse ajo lexon shumë dhe lexon me pasion. Ndonëse vetëm 10-vjeçare, gjatë dy muajve të pushimit veror ka lexuar mbi 20 tituj librash me tematikë të ndryshme. Më poshtë Viona shpalos diçka nga lista e saj e kësaj vere. Edhe në Ditën Ndërkombëtare në Shkrim-Leximit, gjatë muajit shtator, ajo prezantoi para shokëve e shoqeve të klasës, duke i nxituar ata ta duan edhe më fort leximin.
Leximtares sonë i urojmë suksese në rrugën e saj!
- SHTËPIA ME SHTATË ÇATI
Nathaniel Horn
Diçka për librin: Gjëja më e bukur gjatë leximit të këtij libri është emocioni. Libri është shumë interesant dhe i mistershëm.
- TOKA E MIRË
Përl S. Bak
Diçka për librin: Ky libër na mëson shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe sakrificat që duhet të bëjmë.
- LEGJENDAT E XHINDIT PAK
Rudjard Kipling
Diçka për librin: Ky libër na zhvillon imagjinatën. Përmbajtja dhe gjuha e librit është magjike.
- MBRETËRESHA
Jacqueline Wilson
Diçka për librin: Ajo çka më ka pëlqyer më së shumti për librin është se na tregon se ka gjëra të mira e të këqija në jetë, mirëpo libri jep mesazhin se kurrë nuk duhet të humbim shpresat se do të bëhet mirë.
- DITARI I ALISËS 1
Sylvie Louis
Diçka për librin: Ky është një libër me temë për problemet e përditshme të çdo personi. Vetë thjeshtësia e tij e bën të veçantë.
- DITARI I ALISËS 2
Sylvie Louis
Diçka për librin: Ky është libri i dytë i një serie librash, i cili është i ngjashëm me librin e parë, përveçse këtu ngjarjet bëhen më të komplikuara shumë gjëra ndryshojnë në jetën e personazheve.
- E FSHEHTA E UNAZËS PREJ RUBINI
Yvonne MacGrory
Diçka për librin: “Ne kemi lindur të jemi realë, jo perfektë.” Pikërisht ky është mësimi që na jep ky libër, i cili na shfaqë të kaluarën e njerëzve dhe mënyrën e jetesës së tyre.
- MOTRA IME ËSHTË DJALLI VET
Martha Heesen
Diçka për librin: Kjo histori e mbushur me dramë e komedi na bën të kuptojmë se pavarësisht ndodhive të pakëndshme e gabimeve tona, familja nuk do të të braktisë kurrë.
- SKËNDERBEU – JETA DHE VEPRA
Kristo Frashëri
Diçka për librin: Ky libër na tregon më shumë për heroin tonë, Skënderbe. Besoj që në të ardhmen do të na duhen këto informacione të vlefshme që sjell autori.
- DAVID KOPERFILDI
Charles Dickens
Diçka për librin: Ky libër është shumë i bukur, i dhimbshëm e dramatik që të jep një emocion të papërshkrueshëm.
- SILENCE
Natasha Preston
Diçka për librin: Ky libër është një ndër librat më të mirë që kam lexuar ndonjëherë. I mbushur me shaka, dramë, aventurë na bën të dashurohemi me librin.
- THE UNDERWORLD
Jessica Sorensen
Diçka për librin: Derisa “Silence” na bën medoemos ta duam librin, “The Underworld” na mrekullon duke e lexuar. Për mua ky libër përbën kryevepër.
- THE TIME TRILOGY
Madeleine L’Engle
Diçka për librin: Ky libër me të vërtetë të ndihmon të kuptosh më mirë botën.
- THE ËISHING PEARL
Nicole O’Dell
Diçka për librin: Ky libër trajton tema e probleme të mëdha të cilat me të vërtetë janë të këqija. Ne udhëtojmë me Olivian në jetën e saj të mbushur me plot të papritura.
- THE QUEEN OF ËOLVES
Douglas Clegg
Diçka për librin: Kur një vajzë dhe shoku i saj ndërrojnë vendbanimin, ata ndeshen me aventura të papërshkrueshme. Me të vërtetë ky libër na mëson se ç’është jeta.
- SHTEGU I ORIGONIT
Frensis Parkman
Diçka për librin: I mbushur me aventura, ky libër na mëson se si të mbijetojmë në një botë të egër.
- HOW TO BE A PIRATE
Cressida Cowell
Diçka për librin: Ky libër është i mbushur me shaka dhe aventurë. Me të vërtetë që do të kënaqeni duke e lexuar!
- SHQETËSIMET E MIQËSISË – GUIDË IDEALE PËR VAJZAT
Anonim
Diçka për librin: Ky libër është i mrekullueshëm. Sidomos kur lexohet në këtë moshë që po rritemi e kur po ndryshojmë pak nga pak.
- LULJA E ZEMRËS
Mujë S. Berisha
Diçka për librin: Shprehja poetike, vargu i mbushur me jetë të mbushë emocionalisht kur lexon këtë libër.
- VAMPIRI I VOGËL (SURPRIZË KRISHTLINDJESH)
Angela Zomer-Bodenburg
Diçka për librin: Ky libër na kujton se pavarësisht se nga jemi, si jemi apo si dukemi, duhet ta pranojmë e ta duam njëri-tjetrin.
- THE MAZE RUNNER
James Dashner
Diçka për librin: Ky libër është po ashtu një ndër librat më të mrekullueshëm që kam lexuar. Dashuria, besimi e kuraja janë mesazhet e tij. Për mendimin tim, këto janë gjërat më të rëndësishme në jetë.
- CLARITY
Loretta Lost
Diçka për librin: Ky libër na shpjegon më shumë për mjekësinë në përgjithësi. Ia vlen të lexohet.