ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vjeshta, stina e vjeljes dhe begatisë

Vjeshta, stina e vjeljes dhe begatisë

Përgatitja e perimeve për dimër, turshi nga nxënësit e klasave të treta Sot është një ditë e bukur vjeshte. Gjethet e thata të pemëve kanë shtruar nëpër rrugët e qytetit një tapet të artë. Dielli rrezeartë i ka lënë vendin shiut dhe motit të freskët. Sa bukur është të shohësh pemët e mbuluara me gjethe të thata në këtë mot të freskët! Pra, shumë pemë e perime të tjera piqen në këtë stinë. 1 2 3 Prandaj, ne, nxënësit e klasave të treta shfaqëm dëshirën dhe kureshtjen  të mësojmë gjëra të reja për këtë stinë. Fillimisht, ne hulumtuam për vitaminat, që i kanë perimet dhe rëndësinë e tyre për shëndetin tonë. 4 5 6 Të nesërmen, sollëm në klasë perime nga më të ndryshmet dhe me udhëzimet e ndihmën e mësueseve dhe recetave të ndryshme përgatitëm turshi për dimër. Pjesë e aktivitetit dhe punës sonë ishin edhe dy prindër nga klasat e treta znj. Azemine Arifaj dhe znj. Fexherie Shehu, të cilat i falënderojmë nga zemra për kontributin. 7 8 9 Ne nuk mbaruam me kaq. Provuam të shkruanim për stinën e bukur të vjeshtës duke përdorur imagjinatën tonë dhe fjalët e sinqerta për këtë stinë. Ne jemi paksa të vegjël e besa nuk jemi as shkrimtarë, por së paku kemi provuar të shkruajmë diçka të bukur për këtë stinë.  Ju mund t’i lexoni ato dhe mund të na këshilloni se si mund të shkruajmë edhe më mirë. Lexim të këndshëm! [toggle title=”Erdhi vjeshta ” state=”open” ] Erdhi vjeshta Filloi shkolla Gjethet po bien E frutat po vilen. Vjeshtën shumë e dua Ajo më sjellë ditëlindjen E plot fruta për mua. Tiara Mustafa Kl. III/1 [/toggle] [toggle title=” Vjeshtë mrekulli ” state=”open” ] Bien gjethet Bie shi Mblidhen pemët O sa bukuri Koha fillon të ftohet Natyra ndërron ngjyrë O sa stinë e bukur Vjeshtë mrekulli. Art Gashi, Kl. III/1 [/toggle] [toggle title=” Vjeshta” state=”open” ] Vjeshtën  shumë e dua Me gjethe në degë Më duket si t’i vizatoj në fletë Vjeshta më sjellë lumturi Lumturi në përjetësi Përjetësi pa fund me fjali Vjeshtë e madhe me pengesa Me gjethe sa ndërtesa Vjeshtë e gëzuar me plot rima. Urta Reçica, Kl. III/1 [/toggle] [toggle title=” Stinë e bukur ” state=”open” ] O stina më e bukur ë botë Ti je bukuria në tokë Mendoni cila stinë Na jep gjithë bukurinë Ju mendoni cila mund  të jetë Ju tregoj gjethe do të ketë Vjeshta, me krahë të lehtë. Vesa Kasapolli, Kl. III/1 [/toggle] [toggle title=” Sa të dua…” state=”open” ] Ah, moj vjeshtë sa të dua ty Ti je ilaç për sy S’je vetëm ilaç për sy Edhe shkollën e filloj me ty. Ti moj vjeshtë e di sa të dua ty Ditëlindjen e festoj me ty Ty vjeshtë shumë të dua Gjithmonë adhuroj të të  shikoj me sy. Marena Kajtazi, Kl.III/1 [/toggle] [toggle title=” Varg e varg” state=”open” ] Vjeshta erdhi në prag Gjethet bien varg e varg Me fustanin e saj e mbuloi tokën Erdhi vjeshta e gëzoi botën. Bujqit dhe kopshtarët Mbushin shportat plot Me pemë dhe perime Përgatiten për dimrin e ftohtë. Engjëll Shehu, Kl. III/1 [/toggle] [toggle title=” Vjeshta” state=”open” ] Mua vjeshta më pëlqen Më pëlqen kur bie shiu në pemë Në vjeshtë piqet rrushi Në vjeshtë na iku gushti Në vjeshtë fillon mësimi Fëmijët i kaplon gëzimi. Auron Rexhepi, Kl.III/1 [/toggle] [toggle title=” Natyra e bukur” state=”open” ] Unë dhe shoku im Eltoni këtë fundjavë e kaluam në fshat. Rrugës, vërejta se vjeshta kishte zbukuruar natyrën me ngjyra të mrekullueshme. Ne ishim edhe te liqeni i Batllavës, aty pamë edhe rosa. Kodrat dukeshin mahnitëse me laramaninë e ngjyrave të gjetheve, që kishin filluar të binin në tokë. Prandaj, vjeshta është shumë e bukur. Yll Rudari III/2 [/toggle] [toggle title=”Stina e Vjeshtës” state=”open” ] Në vjeshtë bien gjethet. Në vjeshtë bie shi  dhe moti është i ftohtë. Në vjeshtë i vjelim shumicën e pemëve që na pëlqejnë shumë. Ne, fëmijët, i përvishemi mësimit duke lënë mbrapa një pushim të këndshëm veror. Në vjeshtë është edhe festa ime më e bukur,  që quhet Halloween. Melodi Humolli III/2 [/toggle] [toggle title=” Vjeshta ” state=”open” ] Vjeshta është stinë shumë interesante. Moti fillon të ftohet, shpesh fryn era dhe bie shi. Gjethet marrin ngjyrë të verdhë, e tërë natyra ndryshon. Kopshtari i vjelë pemët, zogjtë shtegtarë shkojnë në vende më të ngrohta, për t’u kthyer prapë në pranverë. Jeta Sylejmani III/2 [/toggle] [toggle title=” Pemët vjeshtore” state=”open” ] Në vjeshtë gjethet zverdhen dhe bien nga degët e pemës. Tryeza jonë mbushet me pemët vjeshtore si: molla, dardha, rrushi  dhe arrat. Unë e dua vjeshtën pasi që në vjeshtë fillon viti i ri shkollor. Në vjeshtë, koha fillon të ftohet dhe bie shumë shi. Shiu na vështirëson lojën në natyrë, por natyrës i dhuron shumëllojshmëri të ngjyrave. Rron Disha III/2 [/toggle]  [toggle title=” Stina e freskët” state=”open” ] Mua më pëlqen vjeshta,  sepse nëna ime ka ditëlindjen në këtë stinë. Në stinën e vjeshtës bie shi, njerëzit fillojnë të vishen me rroba më të trasha. Në vjeshtë, dita është më e shkurtër, kurse nata më e gjatë. Vjeshta është stinë e freskët. Lekë Begolli III/2 [/toggle]