5 Tetori | Dita Botërore e Mësuesit Shkolla "Mileniumi i Tretë" shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që edukojnë, frymëzojnë dhe bëjnë ndryshimin çdo ditë. Gëzuar!
Më shumë →
Ju lutem plotësoni formularin dhe qëndroni në pritje për regjistrimet për vitin shkollor 2027/28 dhe 2028/29.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.
e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.
Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.
Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.
Me shumeQëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë.
Me shume1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.
2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.
3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.
4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.
5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.
6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.
7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.
8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.
9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.
10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.
Më poshtë mund t'i gjeni planet dhe programet mësimore për klasën e parë deri në klasën e dymbëdhjetë
01
Klasa I
02
Klasa II
03
Klasa III
04
Klasa IV
05
Klasa V
06
Klasa VI
07
Klasa VII
08
Klasa VIII
09
Klasa IX
10
Klasa X
11
Klasa XI
12
Klasa XII
Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor · Udhëheqëse e Departamentit të Ciklit Fillor
Doktor i Shkencave të Edukimit

Mësimdhënëse e Kimisë
Master i Shkencave të Kimisë

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor
Baçelor i Edukimit – Programi Fillor

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor
Master i Edukimit – Mësimdhënie dhe Kurrikulë

Mësimdhënës i Edukatës Fizike dhe Sporteve
Master profesional – Edukatë Fizike dhe Sportive

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor
Baçelor i Edukimit – Programi Fillor
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajt një program festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes valleve, këngëve, recitaleve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën emocione të veçanta dhe përcollën frymën e dashurisë për atdheun. Atmosfera festive, energjia e nxënësve dhe përkushtimi i mësimdhënësve e bënë këtë program një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë secilin që kontribuoi në realizimin e këtij programi dinjitoz, duke nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.
Më shumë
Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.
Më shumë
Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.
Më shumë
Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.
Më shumë
5 Tetori | Dita Botërore e Mësuesit Shkolla "Mileniumi i Tretë" shpreh mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit që edukojnë, frymëzojnë dhe bëjnë ndryshimin çdo ditë. Gëzuar!
Më shumë →
Edukimi STEAM në praktikë – teknologji, hulumtim dhe vlerësim Sot u zhvillua dita e tretë e trajnimit “Edukimi STEAM: Një qasje e re mësimore”, nën udhëheqjen e trajnerëve Shpëtim Kastrati dhe Endrit Rizanaj, me fokus në përdorimin e teknologjisë dhe vlerësimin e projekteve STEAM. Përmes aktiviteteve praktike me micro:bit, pjesëmarrësit eksploruan programimin dhe përdorimin e sensorëve për matjen e temperaturës, dritës dhe nivelit të zërit. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave mundësuan ndërlidhjen e teknologjisë me hulumtimin shkencor dhe matematikën. Një pjesë e rëndësishme e trajnimit iu kushtua edhe vlerësimit të projekteve STEAM, me fokus në hartimin e rubrikave, vetëvlerësimin dhe vlerësimin nga bashkëmoshatarët, duke i kushtuar rëndësi si procesit të të nxënit, ashtu edhe produktit përfundimtar. M3, nga teoria në praktikë, drejt një mësimdhënieje më kreative, bashkëkohore dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Më shumë →
Dita e të Moshuarve, një ditë për të dhuruar kujdes, respekt dhe dashuri Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, nxënësit e klasave të pesta të shkollës sonë, vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Kjo vizitë ishte kurorëzim i iniciativës “Shesim që të dhurojmë”, përmes së cilës nxënësit mblodhën fonde me dëshirën për të kontribuar aty ku mbështetja dhe kujdesi kanë rëndësi të veçantë. Fondet e mbledhura u dhuruan për të mbështetur shërbime të rëndësishme në përditshmërinë e të moshuarve, ndërsa vizita u bë një mundësi e bukur për të ndarë kohë, respekt dhe afërsi mes brezash. Përmes nismave të tilla, nxënësit tanë mësojnë se edukimi shkon përtej bankave shkollore, ai kultivon empatinë, solidaritetin dhe përgjegjësinë ndaj komunitetit.
Më shumë →
Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje