Fëmijët rriten, edukohen dhe mësojnë shumë gjëra në jetë. Ata mësojnë edhe për shëndetin dhe mënyrën se si duhet të kenë shëndet të mirë dhe trup të shëndoshë. Nxënësit e klasave të treta mësuan edhe më shumë duke vizituar qendrën e fitnesit Fivestar.
Këtë vizitë e mundësuan prindërit e nxënësve të shkollës sonë, Shqipe dhe Fiton Peja. Fëmijët dëgjuan dhe morën këshilla se si mund të kenë trup të shëndoshë.
Mësueset dhe nxënësit falënderuan prindërit për bashkëpunimin dhe vullnetin e treguar për plotësimin e dëshirave dhe mirëqenien sa më të mirë të fëmijëve.