Dita e premte e 8 majit ishte zgjedhur për të matur qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë e më të mirit në krosin pranveror të mbajtur në Gërmi dhe të organizuar nga mësimdhënësit e Edukatës Fizike në kuadër të Departamentit të Shkathtësive.
Nxënësit nga klasa e IV deri në klasën e XII, ishin përgatitur me pajisje sportive për të qenë pjesë e kësaj gare. Pothuajse nga secila klasë kishte nxënës që donin të dilnin fitues dhe kjo shihej nga entuziazmi në fytyrat e tyre. Ata diskutonin për përparësitë e njëri-tjetrit dhe se kush do të kishte më shumë mundësi për të fituar.
Pas garës sportive për më të shpejtin nëpër gjenerata mbeti kohë që nxënësit të kënaqeshin edhe më shumë, duke luajtur sporte të ndryshme në hapësirat e gjelbëruara dhe fushat sportive të Gërmisë.
Nxënësit fitues:
Kl. IV-V
Djemtë Vajzat
Klodis Muharremi-I Anisa Kurshumliu-I
Artin Mekaj-II Rreze Vranica-II
Donat Hasani-III Hana Arenliu
Kl. VI-VII
Yll Cahani-I Riana Manxhuka-I
Rron Dwrmaku-II Renea Manxhuka-II
Drit Sanaja-III Mia Alaj-III
Kl. VIII-IX
Dorian Çupërjani-I Dafina Rama-I
Lum Skenderi-II Narona Krasniqi-II
Nazmi Maxhuni-III Vitesa Ratkoceri, Donita Mekaj-III