Duke i respektuar të gjitha rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga COVID-19, sot në shkollën “Mileniumi i Tretë” kanë filluar përgatitjet e maturantëve për testin e maturës, i cili do të mbahet me 29 gusht 2020. Këtë vit, shkolla jonë ka paraparë që ushtrimet përgatitore të mbahen në dy forma, gjysma e grupit me prezencë fizike në shkollë dhe në të njejtën kohë, gjysma tjetër përmes platformës online nga shtëpia. Lëndët zgjedhore do të mbahen vetëm online me të gjithë nxënësit. Përmes ofrimit të këtyre përgatitjeve, synojmë dhe urojmë që të gjithë nxënësit të arrijnë suksesin maksimal në test.