Nga dje ka filluar mësimi përgatitor për testin e arritshmërisë. Shkolla “Mileniumi i Tretë” ka hapur dyert për nxënësit e klasave të nënta duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje nga virusi Covid-19. Në hyrje të shkollës gjithë stafit dhe nxënësve u matet temperatura, dezinfektojnë këpucët dhe duart. Në klasa ka më së shumti nga 12 nxënës të cilët janë të ulur në karriget e rregulluara ashtu që të kenë distancë në mes vete. Nxënësve tanë u urojmë shëndet dhe suksese në mësime!