ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shkolla “Mileniumi i Tretë” mirëpret e lumtur nxënësit e vet

Shkolla “Mileniumi i Tretë” mirëpret e lumtur nxënësit e vet

Në prag të tremujorit të mësimdhënies online, larg bankave të shkollës, shoqërisë e mësimdhënësve nxënësit e klasave të nënta të hënën, më 8 qershor do të fillojnë përgatitjet për testin e arritshmërisë nën masat kundër COVID – 19. Sot, në të gjitha ambientet e shkollës u bënë përgatitjet për parandalim dhe mbrojtje nga Coronavirusi. Stafi teknik morën udhëzime të detajuara nga infermierja e shkollës, si koordinatore e COVID – 19 në shkollë, për të gjitha masat dhe kujdesin që duhet ushtruar për përmbushjen e procedurave parandaluese. Nxënësit dhe stafi i shkollës, në mëngjesin e së hënës do t’u nënshtrohen të gjitha procedurave të kontrollit për dezinfektim dhe kujdes, por edhe do të kenë rastin të çmallen me njëri tjetrin krahas ushtrimeve që do të zhvillohen në 9 lëndë, para testit të arritshmërisë.