ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

YJET E MILENIUMIT FESTUAN FESTËN E ABETARES

YJET E MILENIUMIT FESTUAN FESTËN E ABETARES

Sot, ishte një ditë e veçantë për yjet e shkollës sonë “Mileniumi i Tretë”.

Për të treguar rëndësinë e përfundimit të shkronjave dhe fillimit të një rrugëtimi të ri, yjet tanë festuan Festën e Abetares.

Janë këta yjet të cilët me përkushtim dhe durim të madh, i mësuan të gjithë tingujt, lidhën fjalët, fjalitë, duke e shndërruar udhën e shkronjave në një rrugë të artë për të nxënë gjatë tërë jetës.

Në këtë ditë të veçantë fëmijët recituan vjersha për shkronjat dhe kënduan këngë për Abetaren.

Të gjithë nxënësit e klasave të para shkëlqyen sot në festën e tyre të parë, por jo edhe në të fundit.

Festa e Abetares u mbajt me datë 21.05.2020. Për dallim prej herave të tjera këtë vit u mbajt online në platformën Zoom për shkak të pandemisë COVID-19.

Një falenderim i veçantë për të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë nga fillimi e deri në fund e sidomos gjatë kësaj periudhe.