ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Kalendari i sfidave

Kalendari i sfidave

Të dashur bashkëmoshatarë, Mënyra se si ka ndryshuar rrjedha e ditëve tona, na shtyri të mendojmë për dicka që mund të jetë e dobishme dhe kreative. Sot, kur të gjithë jemi larg shokëve e shoqeve, larg mësuesve e shkollës, menduam të ndajmë disa përvoja e ide kreative me njëri-tjetrin, që ditët tona në karantinë  të kenë një emërues të përbashkët – efektivitetin dhe kënaqësinë. Ne jemi munduar të listojmë një grup sfidash për ju (sfidat janë për këdo, e veçanërisht për bashkëmoshatarët) e me to urojmë t’i shtoni ngjyrë ditëve tuaja. Ditë e re – sfidë e re, kjo është ideja e përgjithshme, mirëpo janë disa sfida që duhet t’iu përkushtohemi çdo ditë, si p.sh. ditari i karantinës. Ne do të ishim shumë të lumtur nëse ju shkëmbeni përvojat me ne dhe besojmë që ju do të ndjeheni shumë krenarë me veten kurdo që i përfundoni të gjitha sfidat me sukses. Ti mund të bësh fotografi duke realizuar aktivitetet dhe kështu do të krijosh një kujtim të bukur nga koha e pandemisë dhe një storie suksesi personal. Për fund: Mos ndalo kur je i/e lodhur, ndalo kur t’i kesh përfunduar! Sinqerisht, Shokët e shoqet e klasës së pestë.