Jo gjithherë manifestimet për festa festohen njëjtë. Kësaj here, mësimdhënësit e Gjuhës Shqipe dhe mësuesit e klasave të ulëta, për dy ditë me radhë, në orët e Gjuhës Shqipe, kërkuan nga nxënësit që të shkruajnë ese dhe poezi të ilustruara për festat e Marsit.
Nxënësit, me shumë vullnet e dëshirë shfaqën kreativitetin e tyre dhe shpërfaqën shpirtin e tyre artistik dhe ndjesitë e tyre për personat më të afërt të fëmijëve, mësuesit për ditën e tyre, prindërit, sidomos nënën për festën e saj, 8 Marsin dhe përkujtuan ngjarjen e lavdishme, Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari.