𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐚 𝐞 𝐉𝐚𝐯𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐆𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞 Me aktivitete të shumta edukative, kreative dhe plot entuziazëm, sot përmbyllëm me sukses Javën e Gjuhës Shqipe në shkollën tonë. Gjatë kësaj jave, nxënësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë për gjuhën amtare përmes leximeve, recitimeve, shkrimeve krijuese dhe veprimtarive të ndryshme. Kjo javë ishte një kujtesë e bukur për rëndësinë që ka ruajtja, kultivimi dhe dashuria ndaj gjuhës sonë të bukur shqipe. Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe energjinë e treguar gjatë gjithë javës. Gjuha shqipe na bashkon, na identifikon dhe na bën krenarë çdo ditë!
Më shumë →







