Bashkë ndërtojmë të ardhmen!

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12)

E Hënë - E Premte

08:00 - 16:00


+383 44 260 606

+383 38 244 258

info@mileniumi3.net


Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë

Kosovë

Children Learning

M3

Shërbimet

Rocket Icon

Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Procesi mësimor

Twisted Arrow Icon
Shkolla “Mileniumi i Tretë” punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të...

Hap pas hapi

Hap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997. Të gjitha paralelet e mësimit klasor në shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar: Individualizimin në mësim, Të mësuarit aktiv,
Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
Mjedisin stimulues për mësim, Bashkëpunimin me familjen

Mendimi Kritik

Twisted Arrow Icon
Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh) është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.

E-Mësimi - M3

e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.

Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.

misionImage

Vizioni

Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.

Me shume
misionImage

Misioni

Qëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë.

Me shume
misionImage

Vlerat

1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.

2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.

3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.

4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.

5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.

6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.

7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.

8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.

9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.

10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.

Me shume

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.

Pointing With Finger Man Animation

Planet dhe Programet Mësimore

Më poshtë mund t'i gjeni planet dhe programet mësimore për klasën e parë deri në klasën e dymbëdhjetë

01

Klasa I

02

Klasa II

03

Klasa III

04

Klasa IV

05

Klasa V

06

Klasa VI

07

Klasa VII

08

Klasa VIII

09

Klasa IX

10

Klasa X

11

Klasa XI

12

Klasa XII

Stafi

Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Staf Image - Miranda Stavileci

Miranda Stavileci

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor

Master i Pedagogjisë - Menaxhim në Arsim

Staf Image - Valon Bajgora

Valon Bajgora

Mësimdhënës i Edukatës Fizike dhe Sporteve

Bachelor i Shkencave Sportive

Staf Image - Lira Muriqi

Lira Muriqi

Mësimdhënëse e Gjuhës Gjermane

Baçelor i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane

Staf Image - Kaltrina Berisha

Kaltrina Berisha

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor

Master i Pedagogjisë- Inovacione në mësim

Staf Image - Mjellma Brovina

Mjellma Brovina

Anëtare

Udhëheqëse e Administratës dhe Financave në KEC

Staf Image - Lulzim Thaçi

Lulzim Thaçi

Mësimdhënës i Fizikës dhe Astronomisë

Master i Fizikës së Përgjithshme

I gjithë stafi

Aktivitete

𝐅𝐞𝐬𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟖-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajt një program festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes valleve, këngëve, recitaleve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën emocione të veçanta dhe përcollën frymën e dashurisë për atdheun. Atmosfera festive, energjia e nxënësve dhe përkushtimi i mësimdhënësve e bënë këtë program një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë secilin që kontribuoi në realizimin e këtij programi dinjitoz, duke nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.

Më shumë

Për të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” sot filloi viti i ri shkollor 2023/24

Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.

Më shumë

“Mirë se vini në klasën e parë! Suksese në rrugën e dijes!”

Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.

Më shumë

Diella Morina zë vendin e dytë në OMK 2024

Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.

Më shumë

Mileniumi i Trete
Sponsored · 02.04.2026

𝐌𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬 🌧️📏 Sot, në orën e lëndës Njeriu dhe Natyra, nxënësit e klasës V/5 realizuan një aktivitet praktik duke krijuar shimatësin dhe duke bërë matjet e reshjeve të shiut. Përmes këtij aktiviteti, ata mësuan në mënyrë konkrete si të matin dhe të kuptojnë dukuritë natyrore, duke e bërë mësimin më tërheqës dhe të dobishëm.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮18
0 Comments1 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 02.04.2026

𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐚 💙📚 Klasa II-1 shënoi Ditën Ndërkombëtare të Autizmit dhe Ditën Ndërkombëtare të Librit përmes punimeve të veçanta, plot ngjyra, ide dhe mesazhe të bukura. Nxënësit shprehën përkushtimin dhe kreativitetin e tyre duke përcjellë rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe dashurisë për librin.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮22
0 Comments2 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 02.04.2026

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐋𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 📚 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, klasa II-2 pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë të veçantë z. Binak Kelmendi – shkrimtar, profesor dhe publicist, njëkohësisht gjyshi i Merkurit. Përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe frymëzues, ai ndau me nxënësit rëndësinë e leximit, dashurinë për librin dhe rolin që ka fjala e shkruar në zhvillimin e tyre.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮16
0 Comments2 Shares

Na kontaktoni

Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje