Këtë muaj në M3, të pestat në aksion për të dhuruar Iniciativa “Shesim që të dhurojmë”, e cila zhvillohet çdo muaj në shkollën tonë, këtë herë u realizua nga nxënësit e klasave të pesta. Në hapësirat e shkollës, nxënësit sollën dhe ofruan produkte të ndryshme, duke u angazhuar në shitje për bamirësi. Mjetet e mbledhura gjatë këtij muaji do t’i dhurohen Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë duke vijuar traditën e kësaj nisme për ta mbështetur çdo muaj një grup apo kauzë. Si çdoherë, mbështetja e prindërve dhe e komunitetit të shkollës, e bëjnë këtë iniciativë edhe më kuptimplotë.
Më shumë →







