Klasën tonë I- 2 në shkollën “Mileniumi i Tretë” e vizitoi mjeku i zemrës, kardiokirurgu Arbër Kutllovci. Z. Kutllovci ligjëroi në klasë temën: “Si të kujdesemi për zemrën”. Nxënësit ishin kureshtar të bënin pyetje nga më të ndryshmet rreth temës dhe z.Kutllovci pa hezitim u përgjigjej atyre. Ndër të tjera, mjeku i zemrës, këshilloi nxënësit që të ushqehen shëndetshëm dhe të merren me ushtrime fizike. Klasa I -2 e falënderon z.Kutllovcin, babin e Yllit, për kohën që ndau për ne.