STEAM – Programojmë të ardhmen Misioni: një orë më shumë për jetën! Në Shkollën “Mileniumi i Tretë” nisi Java e Mësimit të Bazuar në Projekte, me temën “STEAM – Programojmë të ardhmen; Misioni:një orë më shumë për jetën”, një javë kushtuar hulumtimit, bashkëpunimit, mendimit kritik dhe zbatimit të njohurive në praktikë. Dita e parë shënoi fillimin e një rrugëtimi të veçantë të të nxënit. Mësimdhënësit prezantuan temat, qëllimet dhe udhëzimet për realizimin e projekteve, ndërsa nxënësit nisën të eksplorojnë ide, të shkëmbejnë mendime, të organizohen në grupe dhe të ndërmarrin hapat e parë drejt realizimit të tyre. Nga diskutimet e para te skicat, hulumtimet dhe planifikimi i aktiviteteve, klasat u shndërruan në hapësira bashkëpunimi, ku secila ide ka vlerë dhe secili nxënës ka mundësinë të kontribuojë. Kjo ishte vetëm dita e parë! Në ditët në vijim, idetë do të marrin formë përmes hulumtimit, zgjidhjes së problemeve dhe punës së përbashkët, deri te prezantimi i rezultateve përfundimtare. Sepse të mësuarit në Mileniumi i Trete bëhet edhe më kuptimplotë kur njohuritë kthehen në përvojë!
Më shumë →







