Thënë të vërtetën, ne kemi dëgjuar dhe më parë për materialet ndërtimore mirëpo të krijojmë zbukurime nga to ishte një freski e bukur për rutinën tonë shkollore. Këtë aktivitet na e mundësoi tezja e shoqes sonë Borës, znj. Blertë Zabërgja. Qartësia e fjalëve të mësueses Blerta dhe ndihma që ajo na ofroi veçse lehtësonte punën tonë me argjilë ndërkohë që zbukurimet merrnin formën e duhur. Së bashku, me duart tona të vogla krijuam zbukurimet më të bukura që kishim parë ndonjëherë. Klasa jonë këtë fundvit ka marrur trajtë tjetër sepse tashmë është e zbukuruar nga krijimet tona. Është i çuditshëm fakti se si vetëm puna jote mund të ta jap një ndjenjë krenarie dhe përmbushjeje, apo jo? Nga gjithë ky aktivitiet ne kuptuam rëndësinë e krijimit, bashkëpunimit dhe kulturës së punës. Një falenderim i veçantë për znj. Blertë e cila do të mbetet gjatë në mendjen tonë e puna me argjilë tashmë është specialiteti ynë.