𝐌𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧: 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐧 “𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐂𝐚𝐦𝐚𝐣” 𝐧𝐞̈ 𝐆𝐮𝐫𝐫𝐚𝐤𝐨𝐜 Mbështetja e realizuar në kuadër të iniciativës “Shesim që të dhurojmë”, e organizuar nga nxënësit e klasave të katërta, është konkretizuar sot me përkrahje për shkollën fillore “Martin Camaj” në Gurrakoc të Komunës së Istogut. Nga Fondi i Bamirësisë së shkollës sonë janë ndarë 350 euro për sigurimin e mjeteve didaktike të nevojshme për klasën e bashkangjitur, si dhe janë ofruar pesë tabletë për nxënësit e kësaj shkolle, me qëllim përmirësimin e kushteve të mësimnxënies. Marrëveshja për kontributin është arritur përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale të Istogut. Në shenjë vlerësimi për këtë kontribut, kjo Drejtori ka ndarë mirënjohje për shkollën tonë dhe për Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes në funksion të avancimit të arsimit.
Më shumë →






