🦷 𝐍𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐞̈𝐬 𝐈𝐈-𝟐 𝐦𝐞̈𝐬𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈𝐭 Nxënësit e klasës II-2 realizuan një vizitë edukative në një institucion shëndetësor, e organizuar nga prindërit e Zanit. Gjatë kësaj vizite, fëmijët patën mundësinë të mësojnë rëndësinë e kujdesit për shëndetin oral. Secili fëmijë bëri një kontroll rutinor të dhëmbëve dhe mori këshilla të dobishme se si t’i ruajë dhe mirëmbajë dhëmbët në mënyrë të përditshme. Përmes kësaj përvoje, nxënësit kuptuan se vizitat e rregullta dhe higjiena e mirë janë pjesë e zakoneve të shëndetshme që fillojnë që në moshë të hershme.
Më shumë →







