🌸 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐏𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭! 🌸 Me rastin e festës së Pashkëve për besimtarët katolikë, Shkolla “Mileniumi i Tretë” ju uron paqe, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja. Pashkë të mbara!
Më shumë →
Nuk ka vende të lira për regjistrim në klasën e parë për vitin shkollor 2026/27. Ju lutem plotësoni formularin dhe qëndroni në pritje për regjistrimet për vitin shkollor 2027/28 dhe 2028/29.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.
e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.
Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.
Zhvillimi maksimal dhe i lirë i secilit nxënës, në përputhje me aftësitë psikike e fizike dhe, në pajtim me kërkesat e Shoqërisë së DIJES.
Me shumeQëllimi i shkollës është të qenit model duke ofruar programe me standarde të larta, të cilat krijojnë kushte që nxënësit të kenë vetëbesim dhe të jenë ndërtues kreativë të së ardhmes. Komuniteti i shkollës përqendrohet në tërë qenien e fëmijës për mbjelljen e dëshirës që të mësojë e të dijë, të marrë përsipër rreziqe e përgjegjësi, si dhe t’i kontribuojë transformimit të vetes e të shoqërisë.
Me shume1. Përgjegjësia – Ne jemi të përgjegjshëm për veprimet tona, pranojmë kur dështojmë në standardet tona, dhe gjithmonë përpiqemi të japim më të mirën nga vetja.
2. Mendimi kritik – Ne zbatojmë dhe inkurajojmë të menduarit në mënyrë kritike për problemet e botës. Ne i mësojmë nxënësit si të mësojnë dhe të jenë analitikë në mënyrë që ata të mund të dalin në botë si nxënës gjatë gjithë jetës për të zgjidhur problemet e Shekullit 21.
3. Individualizmi – Ne inkurajojmë njerëzit ta përqafojnë veten e tyre të vërtetë dhe të ndajnë veçantinë e tyre me botën që i rrethon.
4. Puna në grup – Të gjithë ne jemi një ekip. Punojmë së bashku, sepse e dimë që mund të arrijmë më shumë bashkë, sesa si individë.
5. Respekti – Ne respektojmë të drejtën e njëri -tjetrit për siguri dhe dinjitet në shkollë. Ne flasim me qetësi, mirësjellje dhe qytetërim.
6. Ndershmëria – Ne e vlerësojmë ndershmërinë gjatë komunikimit me të tjerët. Testi real i ndershmërisë është kur duhet të pranojmë gabimin.
7. Ndryshimi i guximshëm – Ne besojmë se ndryshimi mund të jetë një mundësi pozitive për krijimin e vetvetes, shkollës e shoqërisë më të mirë duke u përballur guximshëm me sfidat dhe duke përkrahur njëri -tjetrin në momente të vështira në mësimet për jetën.
8. Reflektimi – Ne e vlerësojmë reflektimin si një mënyrë që të përmirësohemi. Ne mendojmë e analizojmë veprimet tona dhe shohim se si të përmirësohemi herën tjetër.
9. Pritshmëritë e larta – Ne kemi pritshmëri të mëdha nga vetja dhe besojmë se jemi të aftë të arrijmë më shumë sesa kemi synuar me të ardhur në këtë shkollë.
10. Udhëheqja – Ne përpiqemi të bëhemi udhëheqës të së nesërmes duke praktikuar udhëheqjen në komunitetin tonë shkollor sot.
Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.
Më poshtë mund t'i gjeni planet dhe programet mësimore për klasën e parë deri në klasën e dymbëdhjetë
01
Klasa I
02
Klasa II
03
Klasa III
04
Klasa IV
05
Klasa V
06
Klasa VI
07
Klasa VII
08
Klasa VIII
09
Klasa IX
10
Klasa X
11
Klasa XI
12
Klasa XII
Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Mësimdhënëse e Artit
Profesoreshë e Pikturës

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor
Baçelor i Edukimit - Programi Fillor

Menaxher i transportit dhe i stafit teknik

Zëvendës Drejtoreshë
Profesoreshë – Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Asistente administrative

Infermiere
Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajt një program festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes valleve, këngëve, recitaleve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën emocione të veçanta dhe përcollën frymën e dashurisë për atdheun. Atmosfera festive, energjia e nxënësve dhe përkushtimi i mësimdhënësve e bënë këtë program një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë secilin që kontribuoi në realizimin e këtij programi dinjitoz, duke nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.
Më shumë
Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.
Më shumë
Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.
Më shumë
Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.
Më shumë
🌸 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐏𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭! 🌸 Me rastin e festës së Pashkëve për besimtarët katolikë, Shkolla “Mileniumi i Tretë” ju uron paqe, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja. Pashkë të mbara!
Më shumë →
𝐏𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞𝐬 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 Presidentja e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, organizoi një pritje me rastin e largimit të saj nga detyra. Nga shkolla jonë, në këtë aktivitet mori pjesë zv. drejtoresha e gjimnazit, znj. Jeta Kingji Kastrati, së bashku me nxënëset tona Dora dhe Buna. I urojmë Presidentes Vjosa Osmani shëndet të mirë, suksese të vazhdueshme dhe mbarësi në rrugëtimin e saj të mëtejmë.
Më shumë →
🌸 “𝐏𝐫𝐚𝐧𝐯𝐞𝐫𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈” 📸 Shkolla jonë organizoi konkursin e përvitshëm të fotografisë, i cili këtë vit u zhvillua me temën “Pranvera në hapat e parë”, duke përfshirë nxënësit e klasave VI–XII. Me shumë kreativitet dhe ndjeshmëri artistike, nxënësit sollën pamje të bukura që pasqyrojnë gjallërinë dhe freskinë e stinës së pranverës. 🏆 Fitues i këtij viti u shpall nxënësi i klasës VII-2, Mal Hasanaj, i cili u vlerësua me çmim nga shkolla për punën e tij të veçantë. 📖 Përshkrimi i fotografisë fituese: “Në një gjethe të njomë, disa pika shiu shkëlqejnë si jetë e re. Kjo fotografi kap çastin kur natyra zgjohet butë, pa zhurmë, por plot me premtime. Detajet flasin për fillime të reja, për freski, për një ritëm të ngadaltë që sjell gjallëri. Krijojnë një ndjesi freskie dhe pastërtie, ndërsa kompozimi i qetë dhe ngjyrat natyrale theksojnë harmoninë dhe delikatesën e këtij momenti. Pranvera është edhe ajo që ndiejmë, jo vetëm ajo që shohim.” Urime fituesit dhe falënderime për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe talentin e treguar!
Më shumë →
Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje