Edukimi STEAM në praktikë – teknologji, hulumtim dhe vlerësim Sot u zhvillua dita e tretë e trajnimit “Edukimi STEAM: Një qasje e re mësimore”, nën udhëheqjen e trajnerëve Shpëtim Kastrati dhe Endrit Rizanaj, me fokus në përdorimin e teknologjisë dhe vlerësimin e projekteve STEAM. Përmes aktiviteteve praktike me micro:bit, pjesëmarrësit eksploruan programimin dhe përdorimin e sensorëve për matjen e temperaturës, dritës dhe nivelit të zërit. Mbledhja dhe analizimi i të dhënave mundësuan ndërlidhjen e teknologjisë me hulumtimin shkencor dhe matematikën. Një pjesë e rëndësishme e trajnimit iu kushtua edhe vlerësimit të projekteve STEAM, me fokus në hartimin e rubrikave, vetëvlerësimin dhe vlerësimin nga bashkëmoshatarët, duke i kushtuar rëndësi si procesit të të nxënit, ashtu edhe produktit përfundimtar. M3, nga teoria në praktikë, drejt një mësimdhënieje më kreative, bashkëkohore dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Më shumë →






