Qeliza nën mikroskop, nga teoria në praktikë Nxënësit e klasave të 10-ta zhvilluan punë praktike në Laboratorin e Biologjisë, ku përgatitën preparate mikroskopike për vrojtimin e qelizës dhe strukturës së saj. Puna në laborator u mundëson nxënësve që njohuritë teorike t’i zbatojnë në praktikë, të hulumtojnë në mënyrë të pavarur dhe të zhvillojnë të menduarit shkencor përmes vrojtimit dhe analizës. Në Shkollën "Mileniumi i Tretë", mësimi shkon përtej tekstit shkollor, duke krijuar përvoja që nxisin kureshtjen, kërkimin dhe zbulimin.
Më shumë →







