Në sensin e këtij titulli, në shkollën tonë, sikur vazhdimisht, edhe këto ditë po punohet rreth hartimit të kurrikulave, planeve të zhvillimit profesional, planifikimit të aktiviteteve për vitin shkollor 2019 – 2020. Krahas kësaj, po mbahen takime mes anëtarëve të departamenteve për të diskutuar për çështje të ndryshme, si për sfidat eventuale, ashtu edhe për sukseset e arritura në mënyrë ... Read More »
Monthly Archives: June 2019
PREZANTIME ME NDËRLIDHJE LËNDËSH E FUSHASH KURRIKULARE
Në këtë kuadër në departamentin e shkencave të natyrës këto ditë u mbajtën dy prezantime me interes, “Të mësuarit e matematikës në mënyrë praktike” nga mësimdhënësja, znj. Teuta Mehmeti dhe “Gjendja e ujërave në Republikën e Kosovës” nga Genc Dervishi, mësimdhënës i gjeografisë. Që të dyja këto prezantime kishin lidhje ndërlëndore e lidhje mes fushave kurrikulare. Read More »
MIRËNJOHJE PËR THEMELUESIN DHE KONTRIBUESIT E SHKOLLËS
Në 15 vjetorin e themelimit të Shkollës Jopublike “Mileniumi i Tretë” Sot, për nder të 15- vjetorit të themelimit të Shkollës Jopublike “Mileniumi i Tretë”, Këshilli i Klasave organizoi një koktej jo vetëm për të shënuar këtë ditë, por edhe për të nderuar punën e secilit prej kontribuuesve këtu e 15 vjet më parë, nga themeluesi, drejtuesja e shkollës, mësimdhënësit ... Read More »
SFIDAT DHE PËRPARËSITË E MËSIMDHËNËSVE TË RINJ
Për temën “Sfidat dhe përparësitë e mësimdhënësve të rinj” foli para anëtarëve të departamentit të shkencave natyrore z. Endrit Rizanaj, mësimdhënës i matematikës. Ai shpalosi çaste nga përvoja e tij, duke sjellë para kolegëve si sfida ashtu edhe përparësi që z. Rizanaj i konsideron gjatë punës si mësimdhënës i ri në shkollën tonë. Read More »
ARRITJA E KOMPETENCAVE PЁRMES VIZITAVE
Kulla e Zahir Pajazitit dhe Liqeni i Batllavës ishin pikat e radhës të vizitës sonë. Nxënësit e klasave të teta realizuan atë çfarë kishin planifikuar mësimdhënëset e tyre në ndërlidhje të lëndëve: Biologji dhe Histori për të arritur kështu rezultatet e të nxënit për kompetenca të shkallës e të fushës kurrikulare. Me këtë rast nxënësit panë nga afër kullën e ... Read More »
World Refugee Day
Nxënësit e klasave te V-ta të shkollës “Mileniumi i Trete” sot vizituan UNHCR – në Prishtine për të shënuar Ditën Botërore të Refugjateve! Shefi i misionit z. Erol Arduç shpjegoi për nxënësit misionin që ka organizata botërore UNHCR. Nxënësit patën rastin që të parashtronin pyetje të ndryshme për z.Arduç i cili në asnjë moment nuk hezitoi që të përgjigjej. UNHCR ... Read More »
Njoftim
Të nderuar prindër, Orari i mësimit për të premten, më 21.06.2019 do të jetë: Klasat I – IV: 9.00/h – 12.00/h Klasa V: 8.00/h – 12.00/h Klasat VI – VIII: 8.00/h – 11.00/h Pushime të mbara! Me respekt, Shkolla”Mileniumi i Tretë” Read More »
PANAIRI 2019
Në këtë fillimjavë u mbajt Panairi i shkencave. Nxënësit në mënyrë të pavarur demonstruan punën e tyre eksperimentale, por gjithashtu ekspozuan punime e projekte të ndryshme në të gjitha lëndët mësimore, sidomos në ato të shkencave të natyrës. Edhe ky Panair është ideuar dhe realizuar për disa vjet radhazi si ngjarje ekstrakurrikulare sikur edhe shumë të tjera që bëhen në shkollën ... Read More »
M3 – Magazina (Nr.14)
NJOFTIM – PANAIRI I SHKENCAVE
Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se nesër, më 17 qershor 2019 në orën 12:00 mbahet Panairi i Shkencave i cili do të jetë i hapur deri në orën 13:30. Ju ftojmë të na vizitoni! Read More »