Motivimi i nxënëse, një temë që në vazhdimësi ka qenë në interesin tonë për çdo ditë e çdo orë mësimore. Ndonëse shpeshherë është hulumtuar rreth kësaj çështjeje, sot patëm rastin të dëgjojmë risi përmes prezantimit të znj. Arta Shala, mësimdhënëse e Biologjisë. Read More »
Monthly Archives: October 2018
“Ilirët dhe shqiptarët sot”
Në kuadër të projekteve modulare, arsimtarja e historisë Alketa Hasani, ligjëroi temën “Ilirët dhe shqiptarët sot.” Nxënësit patën rastin që të njihen me traditat, veshjet, zakonet, armët dhe veglat e punës së popullit ilir, përmes fotografive dhe incizimeve që arsimtarja Alketa solli në klasë. Klasa V – 2 falënderon arsimtaren Alketa, për ligjëratën interaktive që solli në klasë. Read More »
Aktivitet i lirë – Shiu
Vizitë në Parkun e Gërmisë
Me fëmijët e grupit parafillor vizituam Parkun e Gërmisë. Gjatë vizitës ata vëzhguan ndryshimet në natyrë gjatë stinës së Vjeshtës, realizuam mbledhjen e gjetheve si dhe u argëtuam me lojëra të ndryshme. Read More »
Përgatitja e turshive nga nxënësit e klasave të katërta
Tema e projekteve modulare për muajin tetor “Vjeshta në vendin tonë”, na mundësoi që të njohim dimensione të ndryshme të kësaj stine. Ndër të tjera, se si përgatiten turshitë – kjo pjesë e rëndësishme e tryezës sonë. Këtë e kuptuam përmes aktivitetit të përgatitjes së turshive. Ky aktivitet nuk do të ishte kaq kuptimplotë pa ndihmën e zonjave: Fitore Hoxha ... Read More »
Tetori muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
“M3″në përkrahje të çdo heroine, të prekur nga kjo sëmundje, por të cilat asnjëherë nuk janë dorëzuar! Read More »
Parku Arkeologjik Ulpiana
Në kuadër të vizitave mujore, nxënësit e klasave të pesta u njohën për së afërmi me njërën nga lokacionet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë: Parku Arkeologjik Ulpiana. Read More »
Komunikacioni
Cili është roli ynë në komunikacion? Sa ka rëndësi që t’i dimë dhe respektojmë shenjat e komunikacionit? Këtyre pyetjeve u dha përgjigje z. Ylber Makolli. Ne patëm mundësi që z. Makollit t’i parashtrojmë pyetje të shumta, e të largojmë çdo lloj paqartësie në lidhje me llojet e shenjave të komunikacionit dhe respektimin e tyre. Read More »
Të luajmë, të eksplorojmë dhe të shijojmë natyrën, ishin objektivat e ditës sonë
Parku i Gërmisë kishte ndërtuar për ne një skenë të mrekullueshme, të ndërtuar mes dritash e ngjyrash, e cila na priti që të shfaqim performancën tonë në lojë, argëtim e mësim. Se cilat ndryshime i sjell me petkun e saj vjeshta, çfarë ndodh me gjethet dhe bimët në përgjithësi, ishin pyetjet që përgjigjet i morëm nga shëtitja jonë përgjatë parkut ... Read More »