𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐯𝐞 Në shkollën tonë sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, e udhëhequr nga drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila, e cila prezantoi sukseset e arritura, sfidat e hasura dhe planet për zhvillimin e mëtejmë të institucionit. Një moment veçanërisht emocional i kësaj mbledhjeje ishte përshëndetja e dy profesoreshave të nderuara, znj. Zymryte Avdiu dhe znj. Merita Berisha, të cilat përmbyllën me dinjitet rrugëtimin e tyre profesional dhe u pensionuan. Me mirënjohje të thellë i falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të çmuar në edukimin e shumë brezave. Ju urojmë shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri të jetës.
Më shumë →

.jpg&w=3840&q=75)





