Bashkë ndërtojmë të ardhmen!

Shkolla "Mileniumi i Tretë" është shkollë jopublike e nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë (klasat 1-12)

E Hënë - E Premte

08:00 - 16:00


+383 44 260 606

+383 38 244 258

info@mileniumi3.net


Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë

Kosovë

Children Learning

M3

Shërbimet

Rocket Icon

Shkolla “Mileniumi i Tretë” zbaton metoda inovative dhe programe ndërkombëtare, duke ofruar një mjedis fleksibël që nxit të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Procesi mësimor

Twisted Arrow Icon
Shkolla “Mileniumi i Tretë” punon me plane dhe me programe të avancuara të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për qasje inovative. Mësimi në klasat e ulëta zhvillohet sipas metodologjisë së mirënjohur “Hap pas hapi”, ndërsa mësimi me fëmijët e moshës 11-17 vjeçare zhvillohet me metoda bashkëkohore të...

Hap pas hapi

Hap pas hapi është program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington dhe paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky Program realizohet në 30 vende të Botës, ndërsa në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997. Të gjitha paralelet e mësimit klasor në shkollë janë të pajisuara sipas standardeve të këtij Programi për të mundësuar: Individualizimin në mësim, Të mësuarit aktiv,
Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
Mjedisin stimulues për mësim, Bashkëpunimin me familjen

Mendimi Kritik

Twisted Arrow Icon
Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit (MKLSh) është program i Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit me seli në Washington, i cili ndihmon nxënësit të mendojnë në mënyrë reflektive, të kuptojnë logjikën e argumenteve, të dëgjojnë me vëmendje, të diskutojnë haptas dhe të bëhen individë të pavarur dhe të interesuar për të nxënë gjatë tërë jetës. Ky Program zbatohet në 28 vende të Botës, ndërsa në Kosovë ka filluar të zbatohet që nga viti 2000.

E-Mësimi - M3

e-Mësimi është portë hyrëse për të gjithë nxënësit e shkollës "Mileniumi i Tretë", si për ata nxënës që janë të interesuar në mësimin e kombinuar (blended learning), ashtu edhe për ata që nuk kanë mundësi të jenë prezent në klasë dhe dëshirojnë të mësojnë online (online learning). Klasat ofrohen në kohë të përshtatshme për nxënësit kudo që ndodhen, qoftë në ambientin e shkollës apo prej komforit të shtëpive të tyre dhe ofrojnë të njëjtën cilësi të lartë të mësimdhënies sikurse nëpër klasat tona që mbahen në shkollë.

Synojmë arsim cilësor që zhvillon potencialin, mendimin kritik dhe lidershipin e çdo nxënësi.

misionImage

Vizioni

misionImage

Misioni

misionImage

Vlerat

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë” nisi punën në 2004/05 me 118 nxënës dhe 25 punonjës. Në vitet pasuese u hap restoranti, fusha e sportit dhe u zgjerua objekti. Në 2009/10 u shtua gjimnazi, i cili në 2017/18 mori drejtimet Shkenca Natyrore dhe Shoqëror-Gjuhësor. Në qershor 2012, u diplomua gjenerata e parë e maturantëve.

Pointing With Finger Man Animation

Planet dhe Programet Mësimore

Më poshtë mund t'i gjeni planet dhe programet mësimore për klasën e parë deri në klasën e dymbëdhjetë

01

Klasa I

02

Klasa II

03

Klasa III

04

Klasa IV

05

Klasa V

06

Klasa VI

07

Klasa VII

08

Klasa VIII

09

Klasa IX

10

Klasa X

11

Klasa XI

12

Klasa XII

Stafi

Njihuni me ekipin tonë të kualifikuar dhe me përvojë, të përkushtuar për suksesin dhe zhvillimin e nxënësve tanë.

Staf Image - Vlora Mehmedi

Vlora Mehmedi

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor

Profesoreshë e Pedagogjisë; Master i Shkencave Pedagogjike

Staf Image - Lulzim Thaçi

Lulzim Thaçi

Mësimdhënës i Fizikës dhe Astronomisë

Master i Fizikës së Përgjithshme

Staf Image - Lumnie Behrami Aliu

Lumnie Behrami Aliu

Mësimdhënëse e Edukatës Qytetare

Master i Pedagogjisë

B

Besnik Maxhuni

IT Administrator

Staf Image - Dritë Halitaj

Dritë Halitaj

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor

Baçelor i Edukimit – Programi Fillor

Staf Image - Jetmira Xërxa

Jetmira Xërxa

Mësimdhënëse e Mësimit Klasor

Master i Edukimit – Mësimdhënie dhe Kurrikulë

I gjithë stafi

Aktivitete

𝐅𝐞𝐬𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟖-𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajt një program festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Përmes valleve, këngëve, recitaleve dhe interpretimeve artistike, nxënësit sollën emocione të veçanta dhe përcollën frymën e dashurisë për atdheun. Atmosfera festive, energjia e nxënësve dhe përkushtimi i mësimdhënësve e bënë këtë program një kujtim të bukur për të gjithë të pranishmit. Falënderojmë secilin që kontribuoi në realizimin e këtij programi dinjitoz, duke nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë.

Më shumë

Për të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” sot filloi viti i ri shkollor 2023/24

Me urimet më të mira për vit të mbarë e të suksesshëm, sot të gjithë nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” janë rikthyer në shkollë. Sot kemi pritur edhe shumë nxënës të rinj të cilët janë bashkuar me ne. Me lule e përqafime i kanë takuar mësimdhënësit e tyre ndërsa pas takimeve, të gjithë kanë zhvilluar lojëra sportive argëtuese në stacionet e tyre.

Më shumë

“Mirë se vini në klasën e parë! Suksese në rrugën e dijes!”

Me një ceremoni zyrtare të organizuar, sot kemi pritur nxënësit e regjistruar në klasën e parë, të përcjellur nga prindërit e tyre. Fëmijët me emocione të veçanta kanë takuar mësuesen e cila do t’i udhëzojë drejt rrugës së dijes për pesë vitet e ardhshme. Para fillimit të mësimit ata u argëtuan me programin e Palaço me shokë si dhe dëgjuan me vëmendje fjalimin e drejtoreshës së shkollës znj, Afrore Lila, me këshilla të vlefshme për rrugëtimin e tyre.

Më shumë

Diella Morina zë vendin e dytë në OMK 2024

Nxënësja e shkollës “Mileniumi i Tretë”, Diella Morina ka treguar sukses të lartë në Olimpiadën e Matematikës në Kosovë OMK 2024 duke fituar vendin e dytë për klasat e shtata.

Më shumë

Mileniumi i Trete
Sponsored · 19.03.2026

𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬𝐢𝐧 “𝐃𝐨𝐰𝐧 𝐒𝐲𝐧𝐝𝐫𝐨𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚” Sot, nxënësit e klasave të pesta dorëzuan mjetet e grumbulluara në vlerë prej 500€ nga aktiviteti i tyre humanitar “Shesim që të dhurojmë” në organizatën Down Syndrome Kosova, në kuadër të 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down. Gjatë vizitës, nxënësit bashkë me pjesëtarët e organizatës punuan kartolina speciale duke u lidhur drejtpërdrejt me aktivitetin dhe misionin e përvitshëm të Down Syndrome Kosova “Një kartolinë për ty”.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮2
0 Comments2 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 19.03.2026

𝐉𝐚𝐯𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐬 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐞 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ “𝐄𝐢𝐧 𝐒𝐭𝐮̈𝐜𝐤 𝐃𝐞𝐮𝐭𝐬𝐜𝐡𝐥𝐚𝐧𝐝” 🇩🇪 Java e Gjuhës Gjermane në shkollën tonë, e zhvilluar nën temën “Ein Stück Deutschland”, solli një atmosferë të gjallë dhe edukative, duke afruar nxënësit me kulturën dhe traditat gjermane. Përmes punës në grupe, nxënësit eksploruan elemente kulturore si Oktoberfest, veshjet tradicionale, ushqimet dhe pijet tipike gjermane, si dhe krijuan punime kreative, përfshirë Lebkuchenherzen me mesazhe në gjuhën gjermane. Ata prezantuan gjithashtu figura të njohura, shpikje të rëndësishme dhe ekipe futbolli nga Gjermania. Të gjitha këto u shfaqën në një mini-ekspozitë brenda klasës, e shoqëruar me aktivitete interaktive dhe lojëra motivuese. Një përvojë që jo vetëm pasuroi njohuritë e nxënësve, por gjithashtu rriti dashurinë dhe interesin e tyre për gjuhën gjermane.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮5
0 Comments0 Shares
Mileniumi i Trete
Sponsored · 17.03.2026

𝐍𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐤𝐫𝐞𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐟𝐞̈𝐫 𝐦𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐳𝐚𝐣𝐧𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐫𝐨𝐛𝐚𝐪𝐞𝐩𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ ✂️ Klasa IV-1 realizoi një vizitë edukative, ku fëmijët patën mundësinë të shohin nga afër procesin e rrobaqepësisë dhe të njihen me dizajnin e veshjeve në një mënyrë kreative dhe mjaft frymëzuese. Kjo përvojë u ofroi atyre një pasqyrë më të qartë mbi punën dhe përkushtimin që qëndron pas krijimit të veshjeve, duke nxitur njëkohësisht interesin dhe imagjinatën e tyre. Vizita u organizua nga prindja e klasës, Znj.Abetare Ahma.

Më shumë →
Headline
Visit
👍 ❤️ 😮38
2 Comments0 Shares

Na kontaktoni

Ju lutem na kontaktoni për çdo informatë apo pyetje