Emocionet na lidhin, mirëkuptimi na afron! Të njohësh emocionet, t’i shprehësh ato dhe të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët janë aftësi të rëndësishme që zhvillohen që në fëmijëri. Në kuadër të aktiviteteve kushtuar shëndetit mendor, nxënësit tanë, përmes lojës, bashkëbisedimit dhe ndërveprimit, patën mundësinë të njohin më mirë veten dhe njëri-tjetrin, të shprehin emocionet dhe të forcojnë aftësitë e tyre sociale. Sepse një mjedis ku fëmijët ndihen të dëgjuar, të pranuar dhe të mbështetur është themeli i një zhvillimi të shëndetshëm. Në Shkollën “Mileniumi i Tretë”, mirëqenia emocionale e nxënësve është po aq e rëndësishme sa zhvillimi i tyre akademik.
Më shumë →






