🌱 𝐒𝐮𝐩𝐞𝐫𝐯𝐮𝐥𝐥𝐧𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐭𝐚𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥 𝐢 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫 Supervullnetarët e shkollës sonë, në kuadër të programit Vullnetarizmi Edukativ për Ndryshimet Klimatike, gjatë periudhës shtator 2025 – mars 2026, në kuadër të projektit “Future Green Leaders of Kosovo”, janë certifikuar për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tyre të çmuar në shërbim të komunitetit. Pjesë e këtij certifikimi ishin edhe mësimdhënëset tona, në rolin e super-arsimtareve, Lendita Ahmetaj Shala dhe Leonora Hajra, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e aktiviteteve dhe arritjen e objektivave të projektit. Shkolla jonë shpreh mirënjohje dhe vlerësim të lartë për të gjithë të përfshirët, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar dhe edukimit për mbrojtjen e mjedisit.
Më shumë →







