Monday, 16 December, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Garë, motivim dhe rezultate në Kuizin e Shkencave Humane

DSC_0832

Pas mbarimit me sukses të Javës së Gjuhës Shqipe, në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe Kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat 6-8. Klasat u përfaqësuan nga dy nxënës të zgjedhur. Gara u zhvillua në frymën e tolerancës dhe dëshirës për të fituar. Secili garues doli të jetë ... Read More »

Të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve

IMG_9026

Më datën 23. 4. 2015 ishte për vizitë prindja e klasës I-2 Znj. Lumnije Aliu, e cila mbajti një ligjëratë për të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve. Kjo ligjëratë u shoqërua me video edukative për të drejtat dhe përgjegjësitë e fëmijëve si dhe me aktivitete në të cilat fëmijët shprehnin përgjegjësitë që ata i kanë dhe njohuritë e tyre në ... Read More »

Aktivitete dhe fushatë për krijimin e një ambienti gjelbërues

DSC_0743

Dita e Tokës 2015! Nxënësit e shkollës sonë në mbrojtje të ambientit. Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1970, kur 20 milion amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore, e cila mori emrin pikërisht ”Dita e Tokës’’ dhe kjo demonstratë ndikoi që çështja mjedisore të futet në programin shkollor. Dita Botërore e Mjedisit është një ngjarje e ... Read More »

Letra Informative – Prill 2015

Letra_informative_prill_2015

Ja numri i ri i Letrës informative. Në të do të mund të lexoni shumëçka rreth aktiviteteve në shkollën Mileniumi i Tretë për këta tre muajt e fundit: shkurt, mars dhe prill. Ju ftojmë ta lexoni! Redaksia     Read More »

Ok Kids shpërblen Hana Perjucin

IMG_1026

Revista për fëmijë Ok Kids, shpërblen nxënësen e klasës II/1, Hana Perjucin për vjershën më të mirë të muajit prill 2015. Klasa i uron Hanës suksese të mëtutjeshme.   Të dua nënë! Nënën timë shumë e dua Se ajo punon për mua Kur e puth unë në faqe Ajo më puth mua. Nënën time shumë e dua Se ajo këndon ... Read More »

Sot nisi Java e Gjuhës Shqipe

10836587_10152819995471966_1230994648_n

Sot në shkollën tonë filloi Java e Gjuhës Shqipe. Java nisi me kategorinë drejtshkrim dhe bukurshkrim. Të gjithë nxënësit mundoheshin të shkruanin pa gabime drejtshkrimore. Vetëdija për të shkruar saktë tashmë është ngulitur në mendjen e gjithsecilit. Gjatë orëve të mësimit vërehej se si nxënësit e klasës së gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë diskutonin për rregullat e ... Read More »

MËSIMI I BAZUAR NË PROJEKTE

21

NJË JAVË PËRPARIMI E KËNAQËSIE Java e projekteve u finalizua sot me prezantimin e hapur në shkollën Mileniumi i Tretë prej orës 8:30-11:00. Në hapësirën për shumë qëllime u ekspozuan punimet e një jave, që nga e hëna, ditë kur nisi Mësimi i Bazuar në Projekte. Punimet e shfaqura sot ishin dëshmia më e mirë e punës së mrekullueshme të ... Read More »

Talentet e këngës

talentat

Në kurorëzimin e javës së projekteve talentet e këngës na kënaqën me zërin e tyre melodioz. Janë këto Anjeza Sylejmani, Hana Arenliu dhe Klesta Haraqia, të cilat i dhanë ngjyrimin festiv programit të sotëm. Le t’i dëgjojmë!!! Read More »

TË GJITHË NË NDIHMË TË MIRJETËS!

Lajmërojmë nxënësit e shkollës sonë për ta përkrahur Mirjeta Shalën e cila vuan nga sëmundja e leukemisë. Prandaj, ftojmë të gjithë nxënësit e shkollës që të kontribuojnë duke sjellë të holla dhe ushqime (ëmbëlsira, kifle, brumera të ndryshme etj.), të cilat më pas do te dërgohen për shitje në sheshin “Nënë Tereza” nga nxënësit e klasave te 12. Të gjitha ... Read More »