Thursday, 17 October, 2019

Vizitë mësimore në Prekaz dhe Trepçë

Aktivitetet jashtëkurrikulare ndihmojnë shumë në mësimdhënien dhe të nxënit, bazuar në arritjen e kompetencave.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, nxënësit e klasës IX – 1 dhe IX-2 bënë një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në simbolin e sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Më pas nxënësit vizituan Muzeun e Kristaleve “Trepça”, muze me vlera të mëdha kombëtare dhe turistike.