Friday, 14 August, 2020

Monthly Archives: April 2020

Të gjithë aktivë me trajneren profesionale dhe mësuesen e baletit Rudina Berdynaj Jakupi

L5

Në përfundimin e projekteve, sot na u bashkua edhe sportistja e njohur Rudina Bërdynaj Jakupi. Përveç bisedës që zhvilloi me fëmijë, bëri edhe disa ushtrime fizike që fëmijët të relaksohen gjatë kësaj periudhe të qëndrimit në shtëpi. Ajo këshilloi nxënësit që të jenë fizikisht aktivë dhe të hanë ushqime të shëndetshme çdo ditë. Ne e falënderojmë znj. Rudina për ushtrimet ... Read More »

Ushqehemi shëndetshëm – këshilla nga gjyshërit dhe nga dietologja

vlora_2

Në vazhdën e javës së projekteve, pjesë e klasës IV-3 ishte gjyshi i Tesës, z. Hamdi Alaj. Me z. Alaj biseduam për ushqimet dikur dhe sot, për ushqimet gjatë fëmijërisë së tij, etj. Pasi që këto ditë punuam rreth “ Të ushqyerit e shëndetshëm” sot në takimin e pasdites na u bashkua edhe ish nxë,nësja jonë, tash dietologe Vala Pupovci. Duke pasur parasysh ... Read More »

Një yll mes yjeve – Arta Dobroshi

3

Sot, në vazhdën e aktiviteteve për projektet në shkollën tonë, na u bashkua edhe aktorja me famë botërore, Arta Dobroshi. E mirësjellshme e shumë energjike, ajo e mbajti një takim shumë interesant me nxënësit tanë, ndërkaq që ata e pyesnin plot kureshtje për gjëra nga më të ndryshmet. Pas këtij takimi të mrekullueshëm, shpresojmë që edhe në mesin e nxënësve ... Read More »

Melodi dhe kënaqësi nga Vesa Luma per klasat e dyta

v1

Në vazhdën e javës së projekteve, sot na u bashkua këngëtarja e njohur Vesa Luma. Me zërin e saj të mrekullueshëm, ajo i gëzoi shumë nxënësit tanë. Me prezencën e saj u kujdes që motivimi dhe disponimi i tyre të jetë i lartë. Gjatë këndimit, zërit të Vesës iu bashkuan edhe zërat e nxënësve tanë, ku u argëtuan pa masë. ... Read More »

Gjatë takimit virtual në Zoom, në klasën I-2 prezent ishte edhe doktoresha e fëmijëve znj. Ardita Avdiu.

n2

Doktoresha Ardita, ligjëroi në mënyrë virtuale temën: “Si të mbrohemi nga virusi?   Ajo këshilloi nxënësit që tu përmbahen rregullave strikte për mbajtjen e higjienës personale dhe përdorimit të ushqimit të shëndetshëm. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm, mirëpo gjatë periudhës së pandemisë, fëmijëve u rekomandohet që mos të dalin jashtë në natyrë, mirëpo të bëjnë ushtrime fizike në shtëpi.   ... Read More »

TAKIM VIRTUAL ME POETEN SHQIPTARE

9

(Rudina Çupi në Zoom me 70 nxënës të klasave të dyta) Sot dita e parë e javës së projekteve pati për ne shumë disponim dhe energji të re, falë poetes Rudina Çupi. Zonja Rudina iu bashkua nxënësve tanë me prezantimin e librit “Një dreçkë me kleçkë”. Në fund të bashkëpunimit, të gjithë u bashkuan edhe për një lojë mjaftë atraktive, ... Read More »

Risi: Mësimi me Projekte në kohë Pandemie

D37_MBP

Të dashur Nxënës e të nderuar Prindër, Urojmë për shëndet të mirë në familjet e juaja. Bashkë përfunduam javën e gjashtë të mësimit në distancë përmes formave të kombinuara të mësimdhënies, të cilat po besojmë që kanë ndikuar pozitivisht në arritjen e rezultateve të të nxënit. Me gjithë sfidat që paraqiten për realizim sa më cilësor të mësimit në distancë ... Read More »