Tashmë është bërë traditë që Shkolla jonë, përveç aksioneve të shumëta humanitare me nxënës, të ndërmarra gjatë tërë vitit shkollor, në fund të vitit kalendarik të shpërndajë dhurata për fëmijët e lagjes. Read More »
Monthly Archives: December 2016
Vizitë në fabrikën e prodhimit të bukës “Buka Bakery”
Të rritemi të shëndoshë është gjëja më e rëndësishme në jetë. Ushqimet e shëndetshme janë padyshim ato që na bëjmë të jemi të shëndoshë. Sot nxënësit e klasave të dyta të shkollës “Mileniumi i Tretë” vizituan fabrikën e prodhimit të bukës “Buka Bakery”. Ata u njoftuan më afër me mënyrën e prodhimit të bukës dhe pjekurinave të ndryshme. Panë mbarëvajtjen ... Read More »
Bashkë kalojmë sfidat dhe korrim rezultate!
Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2017 nga stafi i shkollës “Mileniumi i Tretë”! Read More »
SISTEMI I SIGURISË NË HAPËSIRA TË NDRYSHME DHE SHTËPITË TONA
Me zhvillimin e teknologjisë, në ditët e sotme është shumë më e lehtë të kemi siguri në shtëpitë tona, përmes pajisjeve të ndryshme të sigurisë si kamera dhe alarmet. Këto informacione i morëm nga babai i shokut tonë, Lumit, z. Dardan Vokshi, inxhinier i elektroteknikës, i cili ishte i pranishëm në klasën tonë. Ai, me shumë dashamirësi na shpjegoi për ... Read More »
Njoftim
Ju njoftojmë se nesër, më datë 22.12.2016, të gjithë nxënësit e klasave 6-12 e përfundojnë mësimin në ora 14.00. Pasnesër me datë 23.12.2106 nxënësit e klasave 6-12 e përfundojnë mësimin në ora 10.00, ndërsa nxënësit e klasave 1-5 e përfundojnë mësimin në ora 11.00 Me respekt, Shkolla “Mileniumi i Tretë” Read More »
Dhuratë për ty- gëzim për mua!
Siç e dimë po afrojnë festat e fundvitit, festa që na nxisin frymën e humanitetit në shpirtrat tonë. Të motivuar nga kjo frymë, klasat e pesta e përmbyllën këtë vit me një aksion humanitar, në të cilin grumbulluan dhurata nga nxënësit e klasave 1-5 dhe në bashkëpunim me organizatën “The Ideas Partnership”, më datë 19.12.2016 dhuratat iu dërguan fëmijëve që ... Read More »
Koduesit e rinj vlerësohen dhe pajisen me certifikata nga CODE.ORG
Përgëzime për nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të cilët arritën me sukses të përfundojnë kursin e dytë për programim në platformën code.org. Read More »
Ndihmojmë fëmijët në nevojë
Nxënësit e klasave të treta në kuadër të projekteve moduale ndihmuan nxënësit e shkollës “Azemi e Salihu” të fshtatit Dabishevc, në komunë të Prishtinës. Fëmijët mblodhën dhe paketuan dhuratat me shumë dashuri. Ata gëzuan bashkëmoshatarët e tyre për festat e fundvitit. Read More »
PËR ARTIN N’ART
“Sa më shumë rritesh aq më shumë rritet dhe forcohet pasioni. Është diçka shpirtërore që gjen qetësinë në art, teatër, film e fotografi”, tha aktorja Vjosa Malokaj, ndërsa piktorja Fjoralba Kryemadhi lidhi teorinë me praktikën në vizitën e realizuar nga nxënësit e klasave të teta për artin në “N’ART”. Read More »