Sunday, 17 November, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Emails to pen friends

IMG_8371

5th grade students learned how to write an e-mail to their new pen friends during our English classes. After writing their first drafts in class, we went to the computer lab and the students wrote their emails in Edmodo. Afterwards they also played games which help them improve their English. Read More »

Sigurt në shkollë, në shtëpi dhe me shokë

sig1

Secili fëmijë duhet ta gëzojë të drejtën që të rritet dhe të zhvillohet në mjedis të sigurt dhe të qetë. Fëmijët dallojnë nga njëri – tjetri në bazë të gjuhës që flasin, pamjes fizike, gjinisë, racës, aftësive dhe shkathtësive. Me këto fjalë, prindja e klasës II/2, znj. Arta Shala – Visoka, e filloi ligjeratën në klasat e dyta. Znj, Arta, ... Read More »

Dhurata për gjyshërit

F1

Në kuadër të temës mujore “ Përrallat e gjyshërve”, klasat e dyta punuan në lëndën e Punëdorës për me të dashurit e tyre, Gjyshërit. Ata vizatuan gjyshërit e tyre dhe shkruan fjalët më të ëmbla për ta. Këto punime, nxënësit iu dërguan gjyshërve të tyre, si dhuratë, në shenjë kujdesi për ta. Read More »

“Mileniumi i Tretë” nikoqire e shpalosjes së aktiviteteve të projektit vjenez ACES para shkollave publike

Dje në shkollën tonë u mbajt takimi informues i organizuar nga Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore – ACES, me ç’rast shkolla jonë ishte nikoqire, falë angazhimit në këtë projekt për tri herëme radhë dhe interesimit për të qenë pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara nga ky projekt. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të ... Read More »

MBESAT DHE NIPAT TANË

            Mbesat dhe nipat tanë janë ushqimi ynë shpirtëror i cili është i vlefshëm e dobishëm më shumë se çdo gjë tjetër, më shumë se tërë pasuria botës. Dashuria e tyre ndaj gjyshes dhe gjyshit janë të qiltëra sepse dalin nga thellësia e zemrave të tyre pa asnjë deformim. Kjo dashuri nuk përpëlitet fare nëpër mendje e cila din të ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar prindër Ju njoftojmë se të enjten, më 5. 02. 2015 nxënësit e klasave VI-XII e përfundojnë mësimin në ora 12.00 dhe kthehen në shtëpi me transport të shkollës. Kjo do të ndodhë sepse të njejtën ditë në shkollë nga ora 12.00 do të mbahet një takim me mësimdhënës nga tërë Kosova të organizuar nga ACES (Akademia e Shkollave ... Read More »

Pasurojmë fjalorin tonë me fjalë të reja

p4

Nxënësit e klasave të dyta, prej muajit janar filluan aktivitetin “ Pasurojmë fjalorin”. Qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të pasurojnë fjalorin e tyre me fjalë të reja. Ata kanë për obligim që një herë në javë të hulumtojnë për një fjalë të re, që nuk është dëgjuar më herët në klasë dhe atë fjalë ta sjellin me sqarim. ... Read More »

Dr. Drita Qosaj ligjëron në klasat e dyta

dr2

Mua më dhemb koka, mua fyti, mua barku, mua veshi!!! Po Ty…?! Këto ishin disa nga përgjigjet që nxënësit i shprehën në pyetjen e mjekës: Si ndiheni kur jeni të sëmurë ? Dr. Drita Qosaj – peditër njëherit prindja e klasës II/1, iu shpjegoi nxënësve arsyet e këtyre ankesave që i treguan ata si dhe kur duhet të kërkojnë ndihmën ... Read More »

“Mbretërit” e shahut

2015-01-27 15.12.11

Nxënësi i klasës VIII Vijon Baraku është “mbreti” i garës së shahut, pasi doli i pari në finalen e mbajtur të premten, më 23. 1. 2015. Në vendin e dytë u rendit Deni Turku, ndërkaq në të tretin Ardian Kadriu. Të tre këta nxënës shkëlqyen në duelet e tyre mendore në këtë garë. Ata janë shumë të zellshëm në mësime. ... Read More »