Friday, 15 November, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Bashkë me 21 mars, në Ditën Botërore të fëmijëve të prekur me Sindrom Down

3-IMG_0326

Në ditën e parë të pranverës, me lajmëtarët e saj zogjtë, lulet, e freskinë dhe në sheshin e bukur të Prishtinës nxënësit e klasave të pesta të shkollës Mileniumi i Tretë ishin bashkë me fëmijët e prekur me Sindrom Down, të cilët shënuan aktivitetin e radhës të projektit Kosovision. Të buzëqeshur, me njërën dorë të shtrënguar, me dorën tjetër balonën ... Read More »

TED talks – ideas worth spreading

05-IMG_0212

Ted është një platformë online për prezantimin e ideve. Ted çdo ditë shpërndanë mijëra ide përmes prezantimeve me tema të ndryshme, duke filluar nga shkenca e deri te çështjet e bizneseve të ndryshme. Nxënësit e shkollës Mileniumi i Tretë krijuan Ted konferencën në klasë. Niveli Advanced i gjimnazit dhe Post Advanced (klasa e tetë dhe nëntë) prezantuan tema të ndyshme. Disa nga temat ... Read More »

Njoftim

allasdasd

Aktiviteti i radhës i klasave të pesta në kuadër të Kosovisionit Ju njoftojmë se me datë 15.03.2016 në kuadër të Projektit “Kosovision Contest” do të realizohet aktivitet humanitar në përkrahje të fëmijëve me sindromën Down. Kosovision Contest është projekt arsimor, ku fëmijët e klasave të pesta nga të gjitha shkollat e Kosovës paraqiten për konkurim me pano-hamer se si e ... Read More »

Takim me një mësuese veterane

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, nxënësit e klubit “Debat dhe argëtim”, gjatë orëve të klubit, zhvilluan një bisedë të ngrohtë me veteranen e arsimit Zonjën Afiete Bashota. Pyetjet interesante dhe të sinqerta të nxënësve rreth përvojës së saj si mësuese shpesh e përlotën mësuesen veterane dhe zgjuan tek ajo kujtimet e bukura dhe të paharrueshme si mësuese. Read More »

Hippo Competition

Sot në shkollën tonë u mbajt raundi i parë i garave ndërkombëtare të gjuhës angleze – Hippo Competition për pesë nivele të gjuhës angleze. Ky është edicioni i katërt i këtyre garave, ndërsa Kosova është pjesëmarrëse për herë të parë. Shumë suksese nxënësve pjesëmarrës në gara! Read More »

Realizimi i projektit të Kosovisionit me moton “Më përkrah sot, që nesër të jem i pavarur”

Fitore_1

Nxënësit e klasave të pesta në kuadër të projektit të Kosovisionit në bashkëpunim me qendrën “Down Sindrome Kosova” përmbyllën aktivitetin e parë  “Pikturojmë së bashku”  me një program argëtues. Qëllimi i projektit është që të ndihmohen fëmijët e qendrës DSK me përfshirjen e tyre në aktivitete të përbashkëta dhe furnizim me materiale didaktike. Përveç shkollës dhe KEC-t përkrahës të projektit ... Read More »

Mileniumi i Tretë radhitet në dhjetëshen më të mirë në GPJ

Në programin e Global Partners Junior me seli në New York marrin pjesë mijëra nxënës nga e gjithë bota. Edhe shkolla jonë këtë vit për herë të parë është pjesëmarrëse me 14 nxënës. Që nga fillimi i programit në shtator, nxënësit e shkollës sonë kanë treguar sukses të madh. Njëri nga sukseset është edhe ai i Vlera Shehut, nxënëse e ... Read More »

Nxënësit, të pandalshëm në testin e ECDL-it

IMG_6928

Përveç që po e dëshmon veten si qendër e licencuar testuese e Programit ECDL, shkolla “Mileniumi i Tretë”, tashmë po prezanton suksese të larta me nxënësit pjesëmarrës  në këtë program të rëndësishëm. Të gjithë nxënësit e klasave të nënta, të cilët iu nënshtruan testit në modulin Bazat e TIK-ut, kanë kaluar me sukses dhe kanë korrur rezultate mjaft të larta. ... Read More »

Turneu ”Dita e Pavarësisë’’

edona_2

Të enjten, në “Kolegjin Universi” në Bardhosh të Prishtinës, u zhvillua turneu tradicional ‘Dita e Pavarësisë’, që i kushtohet 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në konkurrencën e shkollave të mesme shkolla jonë “Mileniumi I Tretë” zuri vendin e tretë. Read More »

Ekspozitë me punime për trashëgiminë kulturore

DSC_8076

Nxënësit e talentuar në Artin Figurativ janë protagonistë të vazhdueshëm të  festave të shkollës dhe festave kombëtare e ndërkombëtare. Edhe këtë herë, dora e artë e tyre me përkrahjen e arsimtares, paraqiti në mënyrën më origjinale punime me motive nga trashëgimia kulturore shqiptare. Në punimet e ekspozuara në muralin e shkollës sonë u pasqyrua kreativiteti dhe dashuria, jo vetëm për ... Read More »