Sunday, 17 November, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Ekskursioni në Shqipëri, me klasat e pesta

IMG_6170

Në kuadër të shumë aktiviteteve shkollore, klasat e  pesta ishin në ekskursion treditor në Shqipëri. Gjatë ekskursionit u realizuan vizita dhe aktivitete të ndryshme. Në ditën e parë të ekskursionit, u bë nisja për në Shqipëri, dhe ndalesa për vizitë në Shkodër. Aty, u vizitua Kalaja e Rozafatit dhe Muzeu i  Kalasë e pastaj rruga u vazhdua për në Durrës ... Read More »

KAMPIONËT E DIJES NË LËNDËT SHOQËRORE

6

Pas përfundimit të Javës së Gjuhës Shqipe,  në vazhdën e aktiviteteve të Departamentit të Shkencave Humane u mbajt edhe kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori dhe në Gjeografi për klasat VI – VIII. Nga dy nxënës përfaqësuan klasën, duke zhvilluar një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë ... Read More »

Emocione, entuziazëm, garë e fortë për dije në Kuizin e Shkencave

6

Entuziazmi i nxënësve pjesëmarrës në finalen e Kuizit të Shkencave  ishte mbresëlënës. Në ethet e emocioneve, me dëshirën, vullnetin dhe përgatitjen për sukses dhe për të qenë më të mirët në kuizin tashmë  tradicional, nxënësit e klasave 6-10  u ballafaquan në garën e fortë të dijes dhe të finales së mbajtur në lëndët shkencore Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Informatikë. ... Read More »

Përmbyllja e projektit “Fëmijët për Fëmijë” në kuadër të Kosovision Contest

DSC_0130

Nxënësit e klasave të pesta e përfunduan misionin e tyre human, në kuadër të Kosovision Contest. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe sfidues, por që rriti ndjenjën e solidaritetit dhe kënaqësinë duke ndihmuar tjetrin. Kjo përmbyllje u shënjua nga nxënësit, me një prezantim të punës së tyre që kanë bërë gjatë rrugëtimit të tyre human. Në përmbyllje ishin të pranishëm ... Read More »

Paqja përmes ndërmjetësimit dhe tolerancës

5

Grupi i nxënësve, të cilët ishin pjesë e projektit “Paqja përmes ndërmjetësimit dhe tolerancës” dolën të jenë përfitues të mëdhenj, jo vetëm për njohuritë dhe praktikimin e shkathtësive, që i morën dhe i demonstruan, por edhe për jetëgjatësinë e projektit, i cili do të fillojë të zbatohet në shkollën tonë. Nxënësit tashmë dinë më shumë për konfliktet në mes të ... Read More »

Festa e Abetares në “Mileniumi i Tretë”

7

Kaloi pothuajse një vit nga fillimi i klasës së parë, ditës kur për herë të parë nxënësit  e klasave të para u ulën në bankat shkollore për t’u nisur në një rrugëtim të gjatë drejt dijes. Mësuan shkronja, numra, fjalë e fjali, të shkruajnë e të lexojnë për bukuri fjalët e tyre më të dashura dhe libra të ndryshëm. Festa ... Read More »

Grupi i dramës

1

Gjatë javës së projekteve, ne grupin e dramës, mësimdhënëset Hana Selmani dhe Mirlinda Ramadani së bashku me nxënësit kanë shtjelluar temat e diversitetit, ngacmimeve (bullying) dhe tolerancës. Janë mbajtur një sërë aktivitetesh në formë loje si dhe është përgaditur një dramë që lidhet pikërisht me temën. Drama “One” nga shkrimtarja Kathryn Otoshi, është një dramë e njohur  që trajton temat ... Read More »