Sunday, 22 October, 2017

Konkurs

Në bazë të nenit 2.18 të Statutit të Shkollës  “Mileniumi i Tretë”, drejtoresha e Shkollës shpall

 KONKURS

për plotësimin e vendeve të lira të punës në restorantin e shkollës

 

  1. Një menaxher/e restoranti me orar të plotë pune
  2. Gjashtë punëtorë/e ndihmës/e në restorant me orar të plotë pune

 

Shënim:

  • Kandidatët nën numrin rendor 1 duhet të plotësojnë këto kritere:
    • Të kenë kualifikim të mesëm ose të lartë në fushën e hotelerisë;
    • Të kenë njohuri profesionale në fushën e përgatitjes së ushqimit;
    • Të kenë përvojë të konsideruar në menaxhimin e restorantit; në veçanti vlerësohet përvoja në restorante që përgatisin ushqim për abonentë – menza;
    • Të jenë kreativë në ide rreth përpilimit të meny-së për nxënësit e shkollës;
    • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientë.

 

  • Kandidatët nën numrin rendor 2 duhet të plotësojnë këto kritere:
    • Të kenë të kryer shkollën e mesme;
    • Të kenë përvojë të konsideruar pune në restorant;
    • Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me fëmijët/ nxënësit, me stafin e organizatës, prindërit, etj.;
    • Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar kurse relevante për punë në restorant.

Aplikimet dërgohen në e-mail adresën konkursi@mileniumi3.net, apo dorëzohen drejtpërdrejt në administratën e shkollës.

Formulari për aplikim (shkarko këtu)

Afati i fundit për aplikim: 17 gusht 2016 në orën 16.