Tuesday, 21 November, 2017

Për Ne

Shkolla “Mileniumi i Tretë’ filloi punën në vitin shkollor 2004/05 me 118 nxënës të regjistruar në klasën e parë dhe të pestë, në një objekt prej 1,000 m2. Fillimisht u licencua si shkollë fillore dhe e mesme e ulët për klasat 1-9, ndërsa në vitin e parë të punës kishte 25 punonjës. Në vitin shkollor 2005/06 filloi nga puna restoranti i Shkollës dhe u ndërtua fusha e sportit. Ndërkaq, një vit më vonë u inagurua objekti i ri i Shkollës me 2,400 m2. Në vitin shkollor 2009/10 filloi nga puna edhe gjimnazi me dy drejtime: Matematikë-Informatikë dhe Shkenca shoqërore. Në qershor të vitit 2012 Shkolla nxori gjeneratën e parë të maturantëve. Në vitin e nëntë të punës së saj shkolla ka mbi 550 nxënës dhe 102 punonjës, si dhe licencë të përhershme të punës nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.